Ferizaj

Ferizaj shënoi 21 Marsin- Ditën Botërore të Sindromës Down

By FerizajPress

March 21, 2023

Me rastin e ditës botërore të sindromës Down, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e arsimit Afrim Llabjani dhe anëtaren e Kuvendit të Komunës Agnesa Bobi-Syla, kanë pritur në një takim Fellenza Burrniku-menaxhere e qendrës, Dea Konjufca punëtore sociale, Ardiana Rexhepi Varoshi përfaqësueses e grupit avokues të prindërve si dhe Eloida Alija dhe Leart Gashi, përfaqësues të grupit avokues dhe anëtarë të kësaj shoqate.

Menaxherja e kësaj qendre, zyrtarët komunal i ka njoftuar për problemet dhe sfidat me të cilat po përballen, të cilat janë mungesa e hapësirës në qendër, probleme me transportin, por edhe mungesën e përkrahjes në realizimin e shumë projekteve që kanë si qendër.

Ndërsa, Nënkryetari Aliu, ka thënë se vet personalisht do të angazhohet që t’ju del në ndihmë kësaj qendre.