Ferizaj

Ferizaj së shpejti me plan të ri zhvillimor komunal dhe harta zonale

By FerizajPress

June 16, 2016

Komuna e Ferizajt po punon në dy dokumente të rëndësishme në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe në hartat zonale.

Qytetit i Ferizajt shumë shpejt do të bëhet me planin e ri zhvillimor komunal dhe me harata zonale. Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit Faik Grainca, tha se këto dy dokumente janë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt.

“Hartimi i planit zhvillimor komunal është një plan strategjik, multisektorial i cili përcakton zhvillimet ekonomike, sociale dhe hapësinore për tërë komunën tone. Ju e dini se ne kemi pasur një plan zhvillimor që nga vitit 2008 me një afat 3 vjeçar dhe ky është plani i dytë zhvillimor që do ta bëjë komuna. Me ligjin për planifikim hapësinor është përcaktuar se në raste të tilla, plani zhvillimor komunal e bënë komuna, kurse hartën zonale përmes procedurës të tenderimit të paraparë sipas ligjit mbi prokurimit publik”, ka thënë drejtori Grainca.

Sipas numrit një të urbanizmit në Ferizaj, Faik Graincës, komuna jonë ka filluar më këto dy dokumente ku tashmë janë formuar edhe grupet sektoriale për grumbullimin e shënimeve që janë të nevojshme për planin zhvillimor komunal, por shënime të tilla që shfrytëzohen edhe për hartat zonale.

“Ne jemi duke mbledhur shumë shënime për këtë çështje, për zonat bujqësore që do të përcaktohen në planin zhvillimor komunal, për zonat ndërtimore, për zonat e gjelbërta ku duhet të përcaktojmë pyjet , hartën hidrografike , lumenjtë si dhe zonat e mbrojtura. Po ashtu duhet që me planin zhvillimor komunal të përcaktojmë prioritete e infrastrukturës se qytetit tonë për tetë vitet e ardhshme , si kanalizimet, ujësjellës dhe shumë elemente të tjera të infrastrukturës. Jemi duke grumbulluar shënime edhe rreth popullatës se sa është numri i banorëve, çfarë grupmosha ka, sepse në bazë të kësaj ne mund ta përcaktojmë planin strategjikë në zhvillimin e arsimit, në ndërtimin e çerdheve dhe shkollave se pa ato shënime ne nuk mund të kemi një plan të mire. Ne jemi në fazën përfundimtare të grumbullimit të këtyre fakteve në bazë të se cilave do të behët plani zhvillimor komunal”, ka thënë drejtori Grainca.

Që ky proces të jetë sa më i lehtë për komunat e Republikës së Kosovës, ministria e planifikimit hapësinor tashmë ka instaluar edhe një program të avancuar i cili quhet SPAK , program ky që nënkupton sistemin e informacionit dhe të planifikimit hapësinor të Kosovës.

U tha se Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj me 24 qershor ka organizuare edhe një diskutim publik, ku qytetarët ferizajas mund të japin idetë dhe propozimet e tyre ne mënyrë që plani zhvillimor komunal të jetë sa më i kompletuar.

“ Do të mundohemi që në këtë plan të bëjë sa më shumë pjesë të gjelbëruara të qytetit, sepse Ferizaj si asnjë qytet tjetër në Kosovë ka të gjitha potenciale për të pasur sa më shumë gjelbërim. Ferizaj rrethohet me fshatrat që e kanë përfunduar infrastrukturën, fshatra të cilat ka mundësi që të caktohen zona të gjelbërta në veçanti në pjesën perëndimore në pjesën ku është edhe Bifurkacioni i lumit Nerodime”, ka nënvizuar Grainca.

U bë e ditur se gjatë këtij viti në Drejtorinë e Urbanizmit gjatë këtij viti ka lëshuar 16 leje indivudale tetë leje kanë qenë kolektive dhe gjashtë të tjera mjedisore. U tha se tash për tash është bërë edhe një stagnim sa i përket dhënies së lejeve ndërtimore për shkak të koeficientit të ulët të ndërtimit.