Ferizaj

Ferizaj: Rrëzohet vinçi në rrugën Vëllezërit Gërvalla

By FerizajPress

September 15, 2016

Para pak minutash në rrugën Vëllezërit Gërvalla afër Procredit bankës një vinç është rrëzuar gjatë kryerjes së punimeve. Vinçi ka goditur telat e rrjetit elektrik dhe sipas togerit Agim Gashi nuk ka të lënduar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po siguron hapësirën rreth vendit të ngjarjes./FerizajPress