Ferizaj

Ferizaj- Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

By FerizajPress

January 15, 2020

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Shkelja e urdhërave mbrojtës” nga ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.