Këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur takim publik për të prezantuar projektin: “Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësore, afër stacionit policor”.Në këtë takim ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Meriton Hajdini, qytetarë si dhe grupe të ndryshme të interesit.
Në hapjen e këtij takimi nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ka thënë se edhe ky projekt që do të realizohet është njëri ndër projektet me një rëndësi të madhe për qytetin e Ferizajt, sepse qytetarët ferizajas do të kenë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre.
Prezantimin e këtij projekti e bëri Selim Hyseni nga firma NPSH “Hidroprojketim”, fituese e këtij tenderi. Nënkalimi te stacioni policor në Ferizaj, do të përfshijë të rrugët ekzistuese siç është rruga “Brahim Ademi”, rruga “Ahmet kaçiku”, rrugën “Tahir Sinani” mbrapa teatrit të qytetit, rrugën “Cen Dugolli”, si dhe rrugën “Ramadan Rexhepi”, apo rrugën tek spitali. Në kuadër të këtij projekti do të përfshihen qasja e këmbësorëve dhe pallatoja, si dhe do të ketë një qasje më të lehtë do ta kenë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Ndërsa qytetarët e pranishëm, kanë kërkuar edhe sqarime shtesë sa i përket këtij projekti. Adnan Hashani gjeografë, ka pyetur se a janë inkorporuar në këtë projekt edhe korridoret e gjelbërta, por edhe projektet e tjera të cilat kanë qenë m UN-Habitatin.
E nga ana tjetër Kenan Gashi, nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet”, po ashtu ka pyetur se a është bërë hartimi i këtij projekti duke respektuar Planin Zhvillimor Komunal.
Përgjigje këtyre pyetjeve ju ka dhënë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, por edhe ish drejtori i infrastrukturës, Ardian Ferizi, i cili është marrë me projektet e viteve të kaluara.
Projekti “Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësore, afër stacionit policor”, do të fillojë së ndërtuara gjatë vitit të ardhshëm.