Ferizaj

Ferizaj pranoi donacion nga UNICEF/USAID, një kontigjent të madh dezinfektuesish dhe preparate tjera higjienike

By FerizajPress

September 10, 2020

Komuna e Ferizajt pranoi donacion nga UNICEF/USAID, një kontigjent të madh dezinfektuesish dhe preparate tjera higjienike për shkollat e Ferizajt, tash kur procesi mësimor nis së shpejti.

Pranimin e këtij donacioni e bënë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit, të prirë nga i pari i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.

Komuna e Ferizajt shpreh falënderim publik për donatorët për këtë kontigjent preparatesh higjienike e mbrojtëse kundër virusit COVID-19.