Ferizaj

Ferizaj: Policia i mbylli lokalin, personi e hap sërish

By FerizajPress

October 18, 2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për heqje të vulvae zyrtare.

Sipas raportit policor, personit i ishte mbyllyr lokali, por i njëjti e ka hapur atë sërish.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kryer veprën e cekur duke hapur lokalin i cili ishte mbyllur me datën 14.10.2016 nga organet kompetente gjatë realizimit të një plani operativ.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.