Ferizaj.28.08.2017. Është plaçkitur një lokal afarist në qendër të Ferizajt. Hajnat si duket më nuk e kanë problem të kryejnë vjedhjet edhe në kohën kur punëtorët në lokal dhe at pa u mërzitur se mund të kapen nga kamerat e sigurisë.
Një rast i tillë ka ndodhur në sheshin kryesor të Ferizajt kur një person ka hyrë brenda lokalit dhe merr nga arka e lokalit të gjitha paratë.
Rasti është i njohur edhe për policinë e cila po merret me rastin.
Bëhet e ditur se me këtë rast hajni ka marrë një shumë prej 600 euro.
E gjithë ngjarja është regjistrua nga kamerat e sigurisë së lokalit
Ditë më parë një rast i ngjashëm kishte ndodhur në një market te EliAbit, kur plaçkitësit tentuan të marrin parat para punëtores.