Ferizaj ka vazhduar me lojëra të mira. Kësaj radhe në kuadër të xhiros së 21 të Ligës së Parë, ka shënuar fitore të thellë 6:1, në ballafaqim me Beharin. Gjatë tërë lojës ferizajasit kanë treguar epërsinë e tyre, krahasuar me kundërshtarin. Burim Shabani ka qenë golashënues i trefishtë, ndërsa rrjetën e kundërshtarit nga njëherë e kanë tundur edhe Ismajl Marevci, Edon Sadriu dhe Behar Bardhi.
Aktualisht Ferizaj ndodhet në vendin e dytë me 47 pikë, dy më pak se Trepça, e cila mban pozitën e parë dhe 6 pikë më shumë se vendi i tretë, Dukagjini.