Ferizaj

Ferizaj: Përleshje mes dy familjeve, gjashtë të lënduar

By FerizajPress

May 29, 2016

Në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj, janë përleshur në mes vete dy familje ku si pasojë kanë marrë lëndime trupore gjashtë persona.

Në raportin e Policisë thuhet se deri te përleshja fizike ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.