Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka njoftuar për aktivitetet përkujtimore që do të mbahen më 28 shtator 2025, me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Jezercit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt.
Këto manifestime do të jenë gjithashtu edhe një përkujtim i veçantë për Gjeneral Imri Ilazin – Komandant Ferrin, në një vit pa praninë e tij fizike, por me një jetë të tërë me veprën e tij.
Agjenda e aktiviteteve:
10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt
10:30 – Homazhe pranë varrit të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferrit
11:00 – Akademia Përkujtimore në Teatrin “Adriana”, Ferizaj
18:00 – Finalja e turneut memorial në futsall, në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj
Organizata fton qytetarët, bashkëluftëtarët dhe familjet e Dëshmorëve që të marrin pjesë në këto aktivitete, për të nderuar veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri.
“Liria është amaneti i tyre – ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim me krenari brez pas brezi.Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit!Nderim i përjetshëm për Gjeneral Imri Ilazin – Komandant Ferrin!” 🇦🇱🇽🇰