Ferizaj

Ferizaj përfitoi një automjet – donacion nga Agjencioni i Pyjeve

By FerizajPress

December 13, 2019

Performanca e lartë e dëshmuar e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në mbrojtje të pyjeve dhe efikasiteti në këtë betejë kundrejt prerësve ilegal, me mbështetjen e drejtpërdrejt e të parezervë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, përveç mirënjohjes ka tërhequr edhe vëmendjen e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës dhe Zyrës Rajonale të këtij Agjencioni. Për këtë sot, me përkrahjen e kryeshefit të këtij agjencioni, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorit të Zyrës Regjinale, Bekim Topalli, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami pranoi një automjet donacion, i cili do të shërbej që më me lehtësi të arrihen distancat e efikasiteti i punës në terren për mbrojtjen e pyjeve.

Mirënjohës e falënderues për këtë donacion, u shpreh drejtori komunal i bujqësisë dhe pylltarisë, Burim Bajrami. Ai tha se ky donacion, por edhe përkrahja e vazhdueshme që i jepet drejtorisë që udhëheq por edhe nismave të qeverisjes lokale për kujdesin e mbrojtjen e ambientit, janë dëshmi e mund i një përpjekje të pandalshme që të mbrohet pasuria natyrore. Ai tutje shtoi se ky automjet do të lehtësoj operimin në terren të ekipeve të drejtorisë që udhëheq, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e efikasitetit në punë.