Ferizaj

Ferizaj: Pastrohen dhjetëra kilometra kanale ujore

By FerizajPress

October 27, 2020

Me qëllim eliminimin e mundësisë së vërshimeve si dhe rivitalizimin e kanaleve ujore, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka marr aksionin për pastrimin e mijëra metrave kanal ujor në fshatrat Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Rahovicë, Gurëz e zona të tjera në fshatrat e Ferizajt.

Zyrtarët e DShPE bëjnë të ditur se ky aksion do të vazhdoj deri në pastrimin e rehabilitimin e tërësishëm të kanaleve ujore që do të ofronin siguri në rastet e vërshimeve.