Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka shpallur ftesën për të gjitha bizneset e diasporës dhe ato vendore që të marrin pjesë në Panairin B2B (Business-to-Business), i cili do të mbahet më 1 gusht 2025, në Hotel Rubis në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.
Ky panair synon të krijojë ura bashkëpunimi, partneriteti dhe investimi ndërmjet bizneseve të diasporës dhe atyre vendore, me fokus të veçantë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit fton të gjitha bizneset e interesuara të lajmërohen për pjesëmarrje në:✉️ dashurije.baliu@rks-gov.net📞 049 974 618 | 049 921 349
“Bashkë ndërtojmë një ekonomi më të fortë – vendlindja na bashkon!” – ky është mesazhi i organizatorëve, të cilët e shohin këtë panair si një mundësi konkrete për të afruar diasporën me bizneset e Ferizajt dhe për të krijuar sinergji në zhvillimin ekonomik të qytetit.