Një person në fshatin Komogllavë të Ferizajt ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës pasi ka rënë në kontakt më disa substanca kimike.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 përderisa vik tima ishte duke punuar.
Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ka njoftuar PK.
Raporti i plotë i Policisë:
Fsh.Komogllavë, Ferizaj, 24.08.2022-19:40. Raportohet se vik tima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore në pjesën e fytyrës. Vik tima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.