Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se me qëllim të përfitimit ka bërë ndërrimin e kilometrave të një veture.Rasti ka ndodhur në Ferizaj, më 2 shkurt të këtij viti.
Sipas raportit policor, vetura është doganuar me kilometra të ndryshme e që pastaj shitësi ka mashtruar palën blerëse.
Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.