Në Ferizaj është arrestuar një person për shkak se dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me 24 shtator është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht vi ktimën e mitur femër kosovare.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Ferizaj 24.09.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht vi ktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.