Sport

Ferizaj nis grumbullimin, konfirmohet Bekim Isufi

By FerizajPress

January 10, 2020

Ferizaj do të grumbullohet sot, duke filluar synimin e mbijetesës në elitë edhe për këtë edicion.

Klubi i Superligës ka bërë të ditur se do të takohet kryesia e klubit me futbollistët dhe se do të vendoset edhe për transferimet në afatin kalimtar të janarit.

Stërvitja e ekipit do të drejtohet nga Bekim Isufi, i cili do të drejtojë skuadrën edhe në pranverë, konfirmon faqja zyrtare e klubit.