Ferizaj.06.01.2018. Institucionet financiare e bankare të Kosovës nuk kanë rregulla dhe ligje për përdorimin e valutës digjitale Bitcoin, megjithatë, ka vende edhe në Ferizaj, ku pagesat tani mund të kryhen me këtë lloj të parasë virtuale.Ky trend po vërehet edhe në Ferizaj. Njëra ndër kafiteritë e Ferizajt “N’dritare” ka futur në funksion pagesën e faturës edhe me Bitcoin dhe parat e tjera digjitale si Ripple (XRP) e Stelar (XLM).
Njeri nga pronarët e këtij lokali tha se duke pare interesimin e klientëve është parë e arsyeshme që pagesa të bëhet edhe me këto para digjitale.
Në disa vende të Kosovës tanimë po kryhet ky shërbim. Por, tash e tutje kjo mund të bëhet edhe në Ferizaj.
Deri me tani 3 klient e kane shfrytëzuar këtë mundësi.