Ferizaj

Ferizaj ndez qirinj për 24-vjeçaren që vdiq nga lekuemia

By FerizajPress

November 20, 2020

Një ditë pasi ka ndërruar jetën 24 vjecarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila vuante nga Leukemia, qytetarët ferizajas në nderim të kujtimit për të dhe për të shprehur dhimbjen pas vdekjes  saj kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit.

Në një fotografi të publikuar nga qytetarët ferizajas, figuron emri i të ndjerës, me një zemër në afërsi të emrit.

Për shërimin e saj u deshën reth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.