Mbyllet ndeshja me rezultat te thelle për skuadrën tonë me rezultat 4:0, golashënues, Taulant Dajaku (x2) ,Edon Sadriu (x1) Nermin Hajdarevic(1).
Një super paraqitje e djelmoshave tonë që e dominuan kundërshtarin në çdo aspekt, duke treguar se FC Ferizaj nuk është dorëzuar ende dhe do të ‘luftojë’ deri në fund për të arritur synimin.
Angazhim maksimal nga të gjithë futbollistët, duke treguar paraqitje fantastike, gjithashtu edhe lojë e bukur për t’i kënaqur shikuesit që ishin në stadium duke i mbështetur djelmoshat tanë edhe pse në një mot të ligë me shi.
ADN-ja e Ferizajt është për t’u mos u dorëzuar asnjëherë dhe kështu po del të jetë edhe këtë edicion, derisa për të dytin vit radhazi pas inkuadrimit në Superligë, kjo skuadër po lufton për ta ruajtur statusin e skuadrës elitare.
Fitorja ndaj Trepçës ’89 me rezultat bindës, e ka rritur edhe më shumë dozën e besimit te kjo skuadër që tani ka gjasa reale për të mbijetuar.
Këtë sukses, trajneri i njohur ferizajas, Agron Selmani, i ka atribuar Burim Çerkinit, i cili aktualisht po e udhëheq skuadrën.
Selmani, i cili në të kaluarën kishte udhëhequr këtë klub, ka kërkuar nga futbollistët dhe stafi teknik që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë për të luftuar deri në fund, pasi që ka ende shumë ndeshje.
Tashmë “Ujqit” numërojnë 25 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari i Prishtinës, që të hënën ka për të zhvilluar ndeshjen e xhiros ndaj Ballkanit të Suharekës.