Ferizaj

Ferizaj mposht Llapin në udhëtim

By FerizajPress

October 05, 2019

Llapjanët nuk kanë arritur të ruajnë fortesën Zahir Pajaziti ashtu siç kishte pretenduar kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina pasi që janë mposhtur, madje thellë nga FC Ferizaj me rezultat 2-4

Gjithçka shkoi në favorin e “Ujqve” që nga minuta e tretë kur realizoi Përparim Livoreka, ndërkohë që Zgjim Mustafa realizoi golin e dytë pas gjysmë ore lojë.

Mentor Zhdrella riktheu Llapin në lojë me një gol në fundin e pjesës së parë.

Ferizaj që fillimisht refuzoi të niste pjesën e dytë për shkak të një sulmi siç pretenduan zyrtarët mysafir në dhomat e zhveshjes realizuan posa zbritën në tapetin jeshil. Bunjamin Asani shënoi golin e tretë për ekipin e Bekim Isufit, ndërkohë Adenis Shala i dha goditjen e fundit “Legjendave” duke shënuar golin e katërt.

Behar Maliqi realizoi në minutën e 84-të të ndeshjes sa për ta zbutur debaklin e llapjanëve.

Llapi mbetet me 17 pikë në kreun e tabelës, ndërkohë që Ferizaj me 9 pikë tani renditet në mesin e tabelës.