Ferizaj

Ferizaj: Mirëpriten donacionet me materiale mbrojtëse e higjienike kundër CoronaVirus-it

By FerizajPress

March 14, 2020

Pas takimit të sotëm me drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë në Ferizaj, Kryetari Aliu tha se mirëpriten edhe donatorët e mundshëm që të ndihmojnë me pajisje mbrojtjëse e materiale higjienike për të përballuar situatën. Ndonëse furnizimi është i mjaftueshëm momentalisht, mirëpriten të gjithë donatorët që të dhurojnë maska e materiale tjera mbrojtëse jo vetëm për stafin shëndetësor por edhe qytetarët.

E njejtë edhe edhe qasja ndaj donacionit të ish deputetit, Labinot Tahiri, për të cilin pati një keqkuptim, i cili dhuroi 1000 maska mbrojtëse dhe Poliklinika “Zeka” që poashtu dhuroi 1000 maska mbrojtëse për të cilat shprehim falënderimin publikisht.

Edhe donatorët tjerë që kanë dëshirën e vullnetin të ofrojnë materiale mbrojtëse e higjienike pranë institucioneve shëndetësore, janë të mirëpritur e rezervojmë falënderim publik.