Ferizaj

Ferizaj: Mevlide Sahiti aderon në Nisma për Kosovën

By FerizajPress

August 23, 2017

Ferizaj.23.08.2017. Asamblistja Mevlide Sahiti  i është bashkuar subjektit  Nisma  për Kosovën.

Dega e Nisma-s përmes një komunikate ka bërë të ditur se asamblistja  komunale Mevlide Sahiti ka aderuar në këtë subjekt politik.

Sahiti në legjislaturën e fundit komunale ishte  asmabliste  e cila mandatin e fitoj si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë  këtij madnati ajo aderoi  në LDK dhe  iu bashkua listës se asamblistëve të këtjë subjekti politik.

Sahiti tani në zgjedhjet lokale të  22 Tetorit  garës do ti hyjë së bashku me kandidatët   e Nisma për Kosovën.