Ferizaj

Ferizaj: Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit

By FerizajPress

September 17, 2019

Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit Xh.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme

Pamjet që qarkulluan sot në media ku shfaqej një video incizim ndërsa ushtrohej dhunë fizike nga mësimdhënësi me inicialet Xh. T ndaj një nxënësi të shkollës fillore të mesme e ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme janë të papranueshme, të dënueshme, larg standardeve e traditës së sjelljes nga stafi i mësimdhënëse ndaj nxënësve.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani dënojnë këtë inicident, me ç’rast njoftohen edhe qytetarët se pas marrjes së informatave të plota lidhur me rastin, Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur.

Këto pamje flasin qartë për nevojën e reformimit të thellë të sistemit tonë arsimor dhe si të tilla, janë të papranueshme për pushtetin lokal dhe të gjithë qytetarët që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit arsimor publik.

Më poshtë video:

T