Ferizaj

Ferizaj me fushatë rreth luftimit të antigjipsizmit

By FerizajPress

July 13, 2021

Komuna e Ferizajt, ka të nënshkruar marrëveshje me organizatë joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” në kuadër të së cilës parashihen një varg aktivitetesh vetëdijësuese rreth antigjipsizmit.

Kjo marrëveshje parasheh ngritjen e njohurive  kundër antigjipsizmit ai formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Tashmë kanë filluar sesionet në kuadër të kësaj nisme, rezultatet e së cilës kanë impakt të drejtpërdrejt në edukimin dhe trajtimin shoqëror të komuniteteve joshumicë të lartcekura.