Ferizaj

FERIZAJ ME DY ÇMIME NË KONKURSIN “FJALA POETIKE 2024” – TIRANË

By FerizajPress

March 10, 2024

Në orën finale të konkursit të poezisë “Fjala Poetike 2024” që u mbajt sot në Tiranë, në mesin e 100 poezive të përzgjedhura dy anëtarët e Klubit Letrar “De Rada” – Ferizaj janë në mesin e fituesve, Arsim Hamiti – Çmimi i Parë dhe Imri Musliu – Çmimi i Tretë. Në përbërje të jurisë vlerësuese ishin: Mimoza Ahmetaj – kryetare, ndërsa Besnik Mustafaj, Rudolf Marku, Sabit Rrustemi dhe Preç Zogaj anëtarë. Urime dhe shumë suksese të tjera për Arsimin dhe Imriun.