Sport

Ferizaj mbyll sezonin vjeshtor me fitore

By FerizajPress

November 20, 2016

Skuadra ferizjase ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit si vendas ndaj kampionit të Kosovës “Ferronikel” me rezultat 2-0

Ishte kjo një ndeshje e hapur dhe e kënaqshme për shikuesit që ishin të shumtë sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt.

Golat për skuadrën ferizajase  u shënuan nga: Muhabi Bushi  në minutën e 35-të dhe Elbasan Thaqi, minuta e 27-të.

Ekipi  ka falënderuar tifozerinë  UJQIT që nuk u ndalën së mbështeturi skuadrën e qytetit  në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore Ferizaj gjendet në pozitën e 9-të me 13 pikë të tubuara.

Tabela e klasifikimit

Rezultatet komplete të javës së fundit