Këtë mëngjes, 11 ekipe të të rinjve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” mbajtën garë në futsall, ngjarje kjo që mëton të bëhet tradicionale.
Mbështetësit e kësaj ngjarje, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, drejtorja Xhemile Murati Shabani dhe udhëheqësi i Sektorit të Rinisë, Agon Zhinipotoku, njoftuan se kjo ngjarje sportive do të mbështetet edhe viteve të ardhshme duke u begatuar edhe me më shumë ekipe pjesëmarrëse.
Kjo ngjarje sportive është dëshmi e mbështetjes së të rinjve nga DKRS, vullnetarët e së cilës zhvilluan këtë ngjarje.