Ferizaj

Ferizaj: Marshimi Rozë për Muajin Rozë

By FerizajPress

October 18, 2019

Të mbledhur të gjithë në përkrahje të personave të prekur dhe atyre që i mbijetuan kancerit të gjirit, muaji tetor, që nga viti 1985, ka qenë muaji kur këtyre çështjeve u është vënë një theks i veçantë për sensibilizim të shoqërisë.

Sot, u mbajt një tryezë e hapur, me të ftuar Dr. Zora Kurti, e cila foli tërthorazi për simptomat dhe diagnostikimin e këtij kanceri dhe drejtoresha e shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj, Zyhrije Vata, e prekur nga kanceri i gjirit, që me shumë transparencë shpjegoi se si është jeta midis shëndetit dhe sëmundjes.

Ky event vazhdoi me marshin në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku u bashkuan shumë qytetarë e aktivistë.

Ky projekt u organizua nga Change with US, mbështetur nga Merita Dërmaku-Bytyçi, Dashurie Sefa, Florina Ujupi, Genc Mehmeti, Taulant Hajrullahu dhe Armend Haxhidema.