Me ftesë të Këshillit të Europës, respektivisht programit ROMACTED, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar nga Elbasan Osmani bartësi i deritanishëm i Programit ROMACTED të Këshillit te Europës për Komune e Ferizajt, ka marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të bashkëpunimit për programin ROMACTED 2, me ç’rast do të realizohen projekte të reja për komunitetin.
Me këtë rast është thënë se ROMACTED II Kick-Off, ka për qëllim “Promovimin e Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimin e Komuniteteve Rome në Nivel Lokal”, program ky i përbashkët mes Këshilli të Evropës dhe Bashkimit Europian.
ROMACTED II synim kryesor ka që të forcojë angazhimin dhe të mbështetjen në zhvillimin lokal përmes ngritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëmarrjes efektive të qytetarëve romë, ashkali dhe egjiptianë në planet dhe projektet lokale.
Në kuadër të programit ROMACTED 1 që ishte gjatë vitit të kaluar ishin të angazhuar 3 mediator për kthimin e nxënësve te komunitetit në shkolla dhe pjesa tjetër për blerjen e pajisjeve shkollore për ta.
Ne mesin e 10 komunave te cilat ishin te ftuara, Ferizaj ishte kampion i realizimit të këtij programi.