Ferizaj.13.07.2016. Këtë të mërkurë është lënduar një punëtor nga makina me të cilën punonte.
Në fabrikën e prodhimit të gypave plastik “Ferplast” në Ferizaj një punëtor (B.B rreth 35 vjeçarë) gjatë punës ka pësuar lëndime.
Punëtori i lënduar pas ndihmës dhe trajtimit në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Sadik Krasniqi, njëri nga bashkëpronarët e fabrikës “Ferplast” i cili gjendej bashkë me punëtorin e lënduar në emergjencën e Spitalit i tha FerizajPress-it se aksidenti ka ndodhur në momentet kur është lajmëruar ndalja e rrymës.
“ Në momentin kur është lajmëruar ndalja e rrymës B.B ka provuar të kryej një veprim para se të ndalet rryma dhe makina e ka kapë në një pjesë të trupit por për fat ajo është ndal dhe nuk ka ardhur te ajo më e keqja. Fati që makinat janë prodhimi më ri dhe janë të digjitalizuara e të cilat reagojnë automatikisht ka bërë që të mos ndodhë më e keqja” tha Krasniqi.
“Për momentin gjendja e pacientit është stabile. Pas ndihmës dhe ekzaminimeve të nevojshme pacientin do ta dërgojmë në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm (me CT) pasi këtë aparaturë nuk e posedojmë në spitalin tonë” tha Sefedin Fazliu, mjek i emergjencës së spitalit.
“Thjesht ishte një aksident,’taksirat’ gjëra që mund ti ndodhin çdokujt.Por për fat po e ndiej veten mire,dhe pas ndihmës së dhënë nga stafi I mjekëve edhe dhimbjet janë zvogëluar” tha i lënduari nga makina.
I lënduari pas ekzaminimit në emergjencën e Spitalit të Ferizajt është dërguar në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm.