Ferizaj

Ferizaj, kryeqytet i hendbollit – Komuna e Ferizajt e vendosur për riorganizimin e klubit

By FerizajPress

January 25, 2018

Ferizaj. 25.01.2018. Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e komunitetit të sportit dhe bizneseve, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”. Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin e klubit si dhe mbështetjen institucionale për ta rikthyer këtë klub në një superfuqi në rangun republikan. Kryetari Aliu njoftoi të pranishmit në detaje për iniciativën e Komunës së Ferizajt për një reformim të klubit dhe planet afatgjata të mbështetjes përmes së cilave do të fuqizohet dhe promovohet edhe më tej Klubi i Hendbollit “Kastrioti”. Më tej gjatë këtij takimi nga të gjithë të pranishmit u dakordua që të krijohet një grup punues për riorganizimin e klubit, i cili do të propozoj mandatarin, gjegjësisht të propozuarin për kryetar që bashkë me ekipin të paraqesin platformën për zhvillimin e mëtejmë të këtij klubi. Me propozimin e të pranishmëve u formua grupi punues i përbërë nga: 1. Fikret Ibrahimi; 2. Lulzim Abazi; 3. Avdullah Isufi; 4. Fitim Ramadani; 5. Ahmet Hyseni – Petrova; 6. Flamur Salihu; 7. Basri Ibrahimi. Ditëve të ardhshme u paralajmërua edhe një takim tjetër që do të mbahet me qëllim konkretizimi detal të kësaj iniciative dhe shpërndarjen e përgjegjësive për grupin punues.