Ferizaj

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

By FerizajPress

July 12, 2024

109,345 është numri i banorëve të Komunës së Ferizajt, statistikë e publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku u prezantuan rezultatet preliminare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë – ReKos 2024.

Ferizaj, poashtu bën pjesë në mesin e pak Komunave të Kosovës, me rritje të popullsisë, tregues ky që dëshmon se çdo ditë e më shumë, qyteti ynë është zgjedhje për jetesë e familjeve të shumta dhe mundësi për biznes.