Ferizaj

Ferizaj, Kampion i Kosovës për Mbështetjen e Studentëve – 1500 studentë përfitues të bursës komunale këtë vit

By FerizajPress

July 11, 2025

Ferizaj po vazhdon të jetë shembull suksesi në mbështetjen e studentëve dhe arsimit të lartë. Për të pestin vit me radhë, Komuna e Ferizajt ka ndarë bursa për të gjithë studentët aplikues, duke forcuar pozicionin si komuna më përkrahëse në vend.

“Vetëm këtë vit, 1,500 studentë ferizajas janë përfitues të bursës komunale, mbështetje kjo që u jep mundësi më të mëdha të rinjve për të përballuar shpenzimet e studimeve. Në total, gjatë viteve të fundit, Komuna ka investuar rreth 2 milionë euro në mbështetje të drejtpërdrejtë për studentët” thuhet në njoftimin lëshuar nga kryatri Agim Aliu në faqen e tijë zyrtare.

Përmes këtij programi, Ferizaj është kthyer në një komunë model për përkujdesjen institucionale ndaj brezit të ri, duke motivuar të rinjtë të ndjekin studimet universitare dhe duke i lehtësuar ata nga vështirësitë ekonomike.

Krahas bursave, Komuna e Ferizajt ka promovuar edhe projekte të tjera në fushën e arsimit, kulturës dhe rinisë, duke u pozicionuar si një qendër e rëndësishme e zhvillimit social dhe ekonomik në Kosovë.

Ferizaj mbetet kampion i Kosovës për mbështetjen e studentëve, me një qasje që po vlerësohet si model frymëzues për komunat e tjera.