Ferizaj

Ferizaj: Ka filluar vendosja e pritoreve për autobusë në qytet dhe fshatra

By FerizajPress

September 06, 2021

Këto ditë ka filluar projekti për vendosjen e pritoreve për autobusë në zonën urbane dhe rurale të qytetit, projekt ky në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili njoftoi se ky projekt por edhe një varg projektesh që po implementon kjo drejtori , janë investime që do të ofrojnë një shërbim, siguri e cilësi më të mirë për qytetarët.