Asamblistja komunale nga subjekti politik NISMA sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik dhe aktivitetin e sajë do ta vazhdojë si e pavarur
Kjo është deklarata e plotë e Flora Islamit
Të dashur miq, Që nga viti 2017 si anëtare e subjektit politik Nisma Socialdemokrate, kam dhënë një kontribut në çështje sociale kurse në Kuvendin Komunal kam qenë gjithmonë Flora, as pozitë e as opozitë por, vetëm si zëri i qytetarit. Megjithatë subjekti politik në nivel lokal nuk është që ka treguar shumë interes për çështjet e ngritura dhe kjo mungesë e bashkëpunimit brenda partiak, më ka distancuar shumë, dhe nga sot kjo distancë do jetë e përhershme pasiqë, sot e tutje nuk do jem pjesë e subjektit politik Nisma dhe aktivitetet e mija me komunitetin do jenë të pavarura dhe jo si pjesë e subjektit. Falënderoj Nisma në Qendër, që është treguar gjithmonë bashkëpunuese me mua si Asambleiste e tyre, por nga sot e tutje do veproj si e pavarur dhe pa parti. Mbështetja ime ndaj komunitetit do ta vazhdoj edhe si e pavarur ashtu sikurse isha më parë.