Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të martën ka pritur në një takim ministrin e Diasporës, Valon Muratin i cili ishte i shoqëruar edhe nga zv.ministri Sahit Krasniqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Në këtë takim, temë kyç ishte ofrimi i shërbimeve sa më të mira për bashkatdhetarët tanë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt ka shprehur gatishmërinë e tij, që Komuna e Ferizajt për bashkatdhetarët do të ofrojë shërbime shumë cilësore dhe pa pritje të gjata.