Sport

Ferizaj i Bylbyl Sokolit ‘ndez luftën’ në Ligën e Parë (FOTO)

By FerizajPress

December 09, 2017

Ky edicion i Ligës së Parë pritet të jetë jashtëzakonisht interesant. Janë disa skuadra që kanë mbledhur forcë organizative e financiare me qëllim që ta ‘zënë’ trenin për Vala Superligë. KEK-u, Vushtrria, Ballkani, Onix, Ferizaj e Fushë Kosova do të bëjnë çmos që të sigurojnë dy vendet e para që dërgojnë direkt në Superligë e nëse nuk e arrijnë këtë, atëherë vendin e tretë ose të katërt që siguron barazhin.

KEK-u, Vushtrria, Ballkani, Onix, Ferizaj e Fushë Kosova do të bëjnë çmos që të sigurojnë dy vendet e para që dërgojnë direkt në Superligë e nëse nuk e arrijnë këtë, atëherë vendin e tretë ose të katërt që siguron barazhin.

Në këtë drejtim, KEK-u i ka punët më së miri, teksa Vushtrria është ofruar dukshëm bashkë me Ballkanin, sikurse Onixi që ka pasur paraqitje mjaft të mira.

Ndërkohë, luftën pritet ta ndezë tashmë edhe Ferizaj që ka një paramarrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli, qëllimi i të cilit është Superliga, shkruan Gazetasheshi.com.

Ferizaj bashkë me Fushë Kosovën synojnë të jenë sa më lartë. Kjo ka bërë që stinori pranveror në Ligën e Parë të jetë tejet interesant dhe i paparashikueshëm.