Ferizaj

Ferizaj humb ndeshjen me Llapin me rezultat 1:2

By FerizajPress

May 28, 2017

Sot u zhvillua xhiroja e fundit për këtë sezonë. Ekipi i Ferizajt u mposhte nga Llapi me rezultat 1-2.

Skuadra e Ferizajt ka humbur nga Llapi 1-2 në një ndeshje ku skuadra jonë uështë paraqitur me disa lojtar të ri pasi lojtarët kryesor ishin të pushuar për ndeshjen e Barazhit.Golin e vetëm për skuadrën ferizajase e shënoi Shkumbim Salihu.

Tashmë synimi i skuadrës ferizajase  për mbetje në Superligë   shpresë e vetme është  Barazhi ku pritet të takohet me Vëllazninë e Pozhoranit në javën e ardhshme.

Golat i shenuan: Kushtrim Shabani minuta 20′ (Llapi) 0-1 Shkumbim Salihu minuta 40′ (Ferizaj) 1-1 Berat Hyseni minuta 89′ (Llapi) 1-2

Rezultati 1-2 (1-1) Llapi tani me ka siguruar pozitën e tretë në Super Ligën e Kosovës ndërsa Ferizaj shkon në barazh,ku do të takohet me ekipin Vëllaznia nga Pozhorani.