Ferizaj

Ferizaj: Hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale

By FerizajPress

August 02, 2016

Organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Ferizaj është hapur panairi me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare. Nga afër të gjithë prodhuesit vendor i ka vizituar numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili edhe ka shijuar disa nga prodhimet vendore.