Ferizaj

Ferizaj: Hapet Festivali i Karikaturës, edicioni i 8-të

By FerizajPress

September 24, 2022

Në një atmosferë festive sonte në Galerinë e Arteve, u bë hapja e edicionit të 8-të të Festivalit të Karikaturës, organizuar nga SHK HITHI.

Hapjen e bëri drejtoresha e DKRS-së znj Xhemile Murati-Shabani, ndërsa mirënjohjet dhe çmimet i ndau drejtori ekzekutiv i SHK “HiTHi, Imri Musliu. Hapjen e drejtoi në mënyrë të shkëlqyer gazetari Afrim Demiri. Aktivitetin e nderoi mysafirët special Bujar Kapexhiu – dora vetë, Luljeta Goranci, mysafirët nga Belgjika, Serbia e Shqipëria.

Faleminderit për fotot Skender Haliti.

Festivali vazhdon deri të hënën me disa aktivitete të tjera.