Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h..Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.