Një burrë në fshatin Balaj të Ferizajt, ka raportuar se në fushë ka vërejtur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.Njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve te dyshuara pa incidente.Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur të enjten rreth orës 12:30.