Sport

Ferizaj fiton ndeshjen miqësore kundër Elbasanit me rezultat 1:0, ja çka shkruajnë mediet në Shqipëri

By FerizajPress

August 14, 2016

Elbasani është mundur 1-0 në miqësoren e djeshme përballë Ferizajt nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga ana e Bushit. Përballja ka qenë e mirë për të dyja skuadrat, të cilat luajtën hapur dhe me shumë raste shënimi, por që mjaftoi vetëm një gol për të vendosur ndeshjen,shkruan gazeta  Panorama

Skuadrat e nisën ndeshjen qetë, pasi minutat e para shërbejnë për t’u ambientuar me terrenin. Kampet respektive qarkullojnë topin, me elbasanasit që shtyjnë më shumë përpara, por që golin do ta shënonin miqtë nga Kosova. Në minutën e 15’, Bushi godet si duhet në afërsi të zonës dhe sfera përfundon në rrjetë. 0-1 për miqtë shumë shpejt. Loja bëhet interesante pas golit të avantazhit, pasi elbasanasit fillojnë të shtyjnë më shumë përpara dhe shfaqen rrezikshëm në sulm, por në momentin e goditjes tregohen të pasaktë. Minutat kalojnë dhe pjesa e parë mbyllet pa shumë histori, përpos rasteve që humbën të dyja ekipet. Në të dytën, ekipet kryejnë shumë zëvendësime, por gjithsesi ritmi lojës ishte i kënaqshëm, ka shkruar Ekspres Sport.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, deri në minutat e para të pjesës së dytë, ku edhe nisën zëvendësimet. Në këtë ndeshje kemi pasur edhe tre mungesa të rëndësishme, siç ishin ato të Gavës, Hyshmerit dhe Lleshit, të cilat në njëfarë mënyre. ndikuan në lojën. Ekipi kundërshtar ka më shumë kohë sesa ne që përgatitet dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto, jam i kënaqur nga loja që bëmë” tha pas ndeshjes Muharrem Dosti, trajner i Elbasanit.

Elbasani: Kotorri, Duka , Suvaria, Jaupi, Kaçuli, Konsesaio, Toçi, Vllahi, Kasa, Gica, Tafani (U aktivizuan: Beqiri, Gjorga, Fornado, Bërduft, Duka, Stojku, Panganika, Biqiku, Papri, Hajdini) Trajner: M. Dosti

Ferizaj: Rexhepi, Pirra, Tërshana, Istrefi, Bardhi, Thaçi, Ahmeti, Bushi, Salihu, Shabani, Sadria. Trajner::A. Selmani