Komuna e Ferizajt ka fituar grantin prej 150 mijë euro të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për angazhimin dhe performancën gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” të mbajtur nga 15 shtator- 15 dhjetor 2018.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, sot së bashku me organizatën “Let’s Do it Kosova” kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”
Ky grant është ndarë për Komunat të cilat janë angazhuar në largimin e deponive ilegale (inerte) dhe Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë gjatë kësaj periudhe ka larguar mbi 160 deponi inerte.
Drejtrori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj , Arben Halili, falënderon komapnitë publike “Pastërtia” . “Ambienti” , kompanitë private, “Eskavatori” , shkollat , bashkësitë fetare, Policinë, FSK-në, OJQ-të ,AVONET, grupet rinore dhe të gjithë akterët e angazhuar dhe qe e kanë ndihmuar për largimin e deponive inerte, njëherit kërkon nga qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të mos krijojnë deponi ilegale.
Përfitues të këtij granti janë shpallur 10 komuna të Kosovës ku me 150 mijë euro janë shpërblyer komunat e: Ferizajt, Kamenica,Gjakovës, Vushtrria, ndëras me 100 mijë euro komunat: Drenas, Gjilan, Prishtinë, Obiliq dhe Vitia.