Ferizaj

Ferizaj  fali  Fitër Bajramin në sallën e Sporteve Bill Clinton

By FerizajPress

July 05, 2016

Ferizaj.  5 korrik 2016 – Manifestimi qendror e faljes së   Fitër – Bajramit,  në Ferizaj është  mbajtur në sallën e sporteve Bill Clinton në Ferizaj.

Qysh në orët e hershme  salla e sporteve kishte filluar të mbushej  nga besimtar mysliman të cilët para fillimit të faljes se namazit të Fitër Bajramit kishin zënë vendet e tyre.

Pikërisht në ora 5:40 minuta ka nisur falja e namazit të Fitër – Bajramit. Sipas kryetarit të KBI-së, Ef.Bujar Hasani, për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Ferizajt, do të organizohet pritje në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt nga ora 10:00.