Ferizaj

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

By FerizajPress

October 19, 2024

Sot, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll “Ahmet Petrova”, i organizuar nga veteranët e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”.

Në këtë turne ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati- Shabani si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Ky event nderoi veprën e Ahmet Hyseni-Petrova, një humanist dhe ndërmarrës i shquar, i cili kontribuoi në mënyrë të jashtëzakonshme për sportin në Ferizaj. Angazhimi dhe pasioni i tij për sportin lanë një trashëgimi të pashlyeshme, duke frymëzuar breza të tërë për të ndjekur ëndrrat e tyre. Ky turne ishte një homazh për përkushtimin e tij dhe ndikimin e thellë që pati në komunitet.