Ferizaj

Ferizaj edhe zyrtarisht largohet nga barazhi

By FerizajPress

May 16, 2019

FT’ KF.Keku-2:5-KF.Ferizaj.

Ka përfunduar ndeshja në Kastriot, skuadra ferizajase ka arritur të mposht KEK-un dhe e ka sigurar edhe matematikisht mbetjen në Superligë pa barazh.

Golashënues për klubin ferizajas sot ishin Dardan Çerkini (1) Ermal Krasniqi (1) Blerton Mehmeti(1) Qendrim Dautaj(1) dhe Ylber Luma(1) ne nje ndeshje te dominuar nga djelmoshat tane.

Pas një organizimi shumë të mirë të kryesisë së klubit në sezonin pranëveror dhe punës së palodhshme të trajnerit Bylbyl Sokolit dhe paraqitjeve fantastike të djelmoshave Ferizaj ka arritur të mbetet në Superligë direkt – pa barazh.

Të dielën Ferizaj e pret Gjilanin si vendas në ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku ju ftojmë të gjithë qytetin në stadium që ta mbyllim këtë sezon me fitore.