Ferizaj

Ferizaj e pret i stolisur nënpresidentin amerikan

By FerizajPress

August 17, 2016

Ferizaj dhe rrethina e tij është stolisur sot në mëngjes me flamuj e mbishkrime, duke mirëpritur nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe në shenjë nderimi për angazhimin prijës të Shteteve të Bashkuara për Kosovën . Biden, së bashku me familjen e tij, do të qëndrojë sot pasite afër kampit Bondsteel, për të përuruar pllakën kushtuar birit të tij Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë. Në ceremoninë e zbulimit të pllakës dhe emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin Joseph R. “Beau” Biden III, do të marrin pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë e Sporteve, Naim Ferati.